Kjo faqe është produkt i punës së organizatës Outddor Albania Association në kuadër të projektit AMBLA, që po zbatohet në qarkun e Dibrës dhe ka qëllim promovimin e kësaj zone të bukur dhe nxitjen e krijimit të aftësive dhe infrastrukturës vendore pë shijimin e saj. Projekti është mbështetur financiarisht nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Projekti ka si synim:
1. Mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm (turizmi, shëndeti publik, shkollat, etj);
2. Fuqizimin e kapaciteteve të brezit të ri nëpërmjet nismave të sipërmarrjes së lirë;
3. Promovimin dhe menaxhimin e vlerave të trashëgimisë kulturore;