Nga mesi i viteve 537-560 perandori Justinian, për të mbrojtur Perandorinë nga fiset barbare, ndërtoi një sistem kështjellash vigane nga Tuna në Helladë. Kalaja që ndertoi ishte me përmasa 1.5ha, vendodhja në ditët e sotme është lagja Bulke të Dobrovës. Prokopi i Ҫezares, e ka përkthyer kalanë Qytezë Ilire, që nga vendasit quhej Kunor. Pozita dominuese e kësaj kodre, si dhe prania e rrugëve të degës egnatia, që lidhnin pellgun e Peshkopisë me pellgun e Prizrenit, në very dhe me pellgun e Gostivarit, në lindje, i jepnin kalasë një rëndësi të veҫantë gjeostrategjike.
Pikërisht nga lagja Bulke kalohet për tu ngjitur në kodrën e Bugjunecit e quajtur ndryshe dhe ballkoni i Peshkopisë. Quhet kështu sepse nga kjo kodër shikon të gjithë qytetin e Peshkopisë dhe fshatrat përreth, gjithashtu edhe luginën e Drinit të Zi i cili si një drago i heshtur, kalon mes permes majava të larta të zones. Në lartësi 890m ndodhet liqeni artificial ku në kohë thatësire uji i tij përdoret nga fshatarët e zonës për vaditjen e të mbjellave. Pranë tij mund të bëhen pushime, të organizohet ndonjë pjekje në zgarë, dhe njëkohësisht të shijohet paesazhi nën ajrin e pastër.
Është një hiking për të gjitha moshat.
Vështirësia 1
Kohëzgjatja “normale” 4 orë.
Disniveli i itinerarit 340m