Në lindje të komunës Maqellarë ndodhet fshati Kërҫisht në lartësinë 700m mbi nivelin e detit, me rreth 300 banorë, ku të ardhurat ekonomike bazohen në blegtori dhe bujqësi, diku edhe nga imigrazioni. Dikur ky fshat kishte popullsinë më të madhe të fesë krishterë, dhe kjo konfirmohet nga vendodhja e dy kishave shume shekullore, njëra e shek. XI dhe tjetra e shek. XVIII. Por nga levizjet demografike në vite ka ndryshuar, duke patur një shumicë muslimane.
Kisha e “Shën Sofisë” e ndërtuar në shek XI është në vetvete një mrekulli që ka mbijetuar në vite, faqet e mureve janë të pikturuara me afreskë që përshkruajnë jetën e Jezusit, rrugëtimin e krishterimit dhe pamjet madhështore të“Gjykimit Universal”. Afreskët i stilit “roman”, edhe pse janë pak të dëmtuara dhe restaurimi është bërë pjesërish shikohen mire. Kisha është shpallur monument kulture në vitin 1970.Mund të vizitohet ne c’do moment edhe pse publikisht është e mbyllur. Po ashtu edhe kisha e madhe, kisha e “Shën Mitrit” që ndodhet në dalje të fshatit ku dhe meret rrugica per në bjeshkë, ka disa afreskë të kohës moderne, të cilat janë të dëmtuara, ndërtesa është ndërtuar nga muratur vendas në vitin 1892 me gurë e llaҫ gëlqeror , ҫatia me konstrukt prej drur dhe e mbuluar me rassa guri, nuk ka shume kohë që është restauruar por jo plotësisht.
Bjeshka e Kërҫinit e cila është pjesë e veҫantë dhe maja e fundit e vargmalit të Korabit, maja e kërҫinit njihet si vënd për pelegrinazh, dhe si një zonë ku kohë më parë është luftuar kundër ҫ’do pushtuesi, ku varre të hershme ndodhen në zona të ndryshme që fillojnë nga kisha e madhe që ndodhet ne dalje të fshatit deri në bjeshkë me lartësi 2000m. Përgjatë gjithë shtegut i cili eshte i një vështirësie të konsiderueshme ndodhen disa rafshnalta ku mund të bëhen pushime të shkrutra dhe të mbushen mushkëritë dhe sytë me kënaqësinë e paesazheve që fal natyra. Karavanët e kuajve që nisen pa gdhirë për të prerë dru, takohen përgjatë shtegut dhe falin atë buzëqeshje për të përshëndetur, duke mos harruar stanet dhe barinjt të cilët kujdesen për blegtorinë që ushqehen në kullotat alpine në lartesinë afro 2000m mbi nivelin e detit.
Vështirësia është i nivelit 3
Kohezgjatja “normale” 8 orë