Bjeshka e Rapdishtit, shumë e thjeshtë për tu arritur sepse nga ku bëhet nisja e eskursionit është vetë fshati Rapdisht që ndodhet në lartësinë 1090m. Në bjeshkë mund të arrihet edhe nga bjeshkët si Zagrad, Cerjan dhe Illnicë sepse të gjitha ndodhen në vargmalin e Deshatit. Kalohet mes për mes bukurisë së punimeve arkitektonike të fshatit Rapdisht, ku spikasin kulla dhe shtëpi të ndërtuara me ҫati prej rrasa guri, dhe rrugica të shtruara me kalldrëm, dhe në dalje të fshatit meret shtegu për në bjeshkë. Arat e punuara të fshatarëve dhe kodrat janë të pasura me pemëtore, dru si pisha, dushk dhe atë të ahut në lartësi 1800m.
Jo më shumë se gjysëm ore arrihet tek rafshnaltat e para, mund të bëhet një pushim i shkurtër për të shijuar natyrën që fal zona. Duke vazhduar në zig-zag ngjitjen në shtegun përmes lajthiave dhe dushqeve të shumta që ndodhen në këtë zone arrihet tek “posta verore” e ndërtuar në periudhën e komunizmit, një zone rreptësisht e ndaluar. Pasi të kemi mbërritur ne bjeshkë afër 2000 metra mbi nivelin e detit poshtë majës së malit, këndvëhtrimi që të ofrohet të lë pa frymë. Të rethuar mes malesh, kodrash dhe luginën e Drinit të Zi në horizont, thellohet frymarja dhe imazhet përrallore do të mbesin shumë gjatë në memorie.
Bjeshka është e arritshme nga të gjitha moshat.
Vështirësi është niveli 2.
Kohëzgjatje normale 6 orë.