Ujvara e Pocestes ndodhet ne jug-lindje te qytetit te Peshkopise. Per te arriturr tek kjo ujvarë nisesh nga fshati Pocest (780 metra mbin nivelin e detit). Në dalje të fshatit fillon shtegu që të çon drejt bjeshkës dhe ujëvarës. Lajthitw, thanat e pemë të tjera frutore hasen përgjatw shtegut dhe çdo eskursionist ka mundësinw ti shijoje keto fruta në njw ambient krejt natyror.
Gjatë shtegut takohesh herë pas here me banorë të zonës, shumë mikpritës ose me barinj që kullosin bagëtinë në livadhet malore. Kodrat dhe mali kanë një perberje gelqerore dhe gipsi dhe shtegu anashkalon dy lugina lumejsh të vegjël. Ngjitja veshtirësohet derisa arihet në një rrafshnaltë të vogël (950m), me bimësi të ulët dhe disa rrjedha uji që vijnë nga mali. Në vazhdim, shtegu kalon mes lajthiave e më pas në të djathtë shikohen pyje të dendura me pisha, ndërsa në të majtë ndodhet një luginë perroi shumë e thepisur rreth 200m. Në latrtësinë 1200m mund të shihet ujvara e këtu shtegu degëzohet për ngjitjen në bjeshkë ose për të shkuar tek ujvara. Gjatë shtegut për tek ujvara këshillohet një pushim tek rrafshnalta që ka nje pamje madhështore te lugines së Drinit të Zi. Pas ketij momenti clodhës, shtegu ngushtohet e kalon përmes shkurreve me dëllinje, ferra, lajthia, fiere dhe dushk. Perj këtu, rreth 300m gjatësi vështirësia e shtegut deri tek ujvara është e nivelit 3. Sapo kalohet kjo vështirësi ndodhesh përpara ujëvarës në lartësinë 1456 metra mbi nivelin e detit.
Degëzimi i shtegut që të con në bjeshkë është i nivelit 2 të vështirësië . Ngjitja mund të përfundojë në lartësinë 1800m por për ata që dëshërojnë të ngjiten sa më lart është e mundur të kapet maja në lartësinë 2000m.
Këshillat dhe Kriteret për guidën:
Te kini dijeni per motin
Sygjerohen: Veshje sportive, këpuce per hiking ose atlete, ҫante shpine, litare, shishe uji 1.5 liter,rroba pambuku për ndërresë, ushqim me vete.
Merrni me vete cdo mbeturinë dhe hidhini ato në koshat e qytetit.
Kujdesuni që zjarret që ndizni të mos dëmtojnë pyjet.
Për cdo emergjencë kontaktoni:
Urgjenca (Urgency) 127 Zjarrfikse (Fire department) 128 Policia (Police) 129
Vështirësia është e nivelit 2-3
Kohezgjatja : deri tek ujvara e kthim 6 orë (ecje normale). Deri në bjeshkë 8 orë.