Ky tur fillon me nje vizite te qytetit antik te Uskanes qe sot njihet si kalaja e Grezhdanit.
Kalaja e Grazhdanit, ndërtimi i së cilës datohet në shek. IV p.e.s, ishte një ndër kalatë më të mëdha të provincave ballkanike, me një sipërfaqe prej 34 ha, dhe një mur rrethues 2760m ku gjërësia arrin (2.8m) dhe lartësia deri (4.5m). Kishte tre hyrje kryesore dhe mbrohej nga 40 kulla. Nga gërmimet që janë bërë duken vetëm rrenojat emurreve rrethuese, mundësia për të bërë kërkime është e limituar sepse sipër ndodhen tokat e fshatarëve të Grezhdanit të cilët i bjellin cdo vit. Per te krijuar nje pershtypje te madhesise se Kalase sygjerohet nje ecje pergjate mureve rrethuese, ku mund te dallohen rrenojat e kullave fortifikuese. Shume prane rruges automobilistike gjenden rrenojat e nje bazilike. Germimet arkeologjike priten te nxjerrin ne drite pjese te tjera te qytetit.
Mbi rrugen automobilistike ndodhet fshati Grazhdan, i ndertuar në faqen e vargmalit të Deshatit. Duke kaluar ne rrugicat kryesore te fshatit merret shtegu qe te con per tek liqeni artificial. Nga aty merret shtegu i hershem qe lidhet me fshatin Herbel. Ngjitja e shtegut është e thjeshtë dhe zgjat rreth 45 minuta.
Në fshatin Herebel ndodhet një kishë e vjetër ortodokse e quajtur Kisha e Shpërfytirimit. Një legjendë që ka mbijetuar në vite, thotë se cdo 18 gusht dicka e zjarrte e kuqe zbret nga kisha që ndodhet në majë të Kërcinit dhe ndalet te Kisha e Shpërfytirimit. Kjo eshte nje dite pelegrinazhi. Kisha eshte e mbyllur dhe per ta vizituar ate duhet te pyesni banoret prane saj. Në oborrin e saj ndodhen varre të herrshme dhe të vona.
Nga dalja e fshatit Herebel (700m) ne Lindje ndodhet shtegu që lidhet me fshatin Popinarë. Kodrat që duhet të ngjiten nuk janë të vështira. Për gati një orë ecje arrihet në lartësinë 934 metra, dhe prej ketu shtegu veshtiresohet pak. Pergjatë shtegut ka shumë zona ku mund të bëhen pushime dhe të shijohet natyra. Në 1000 metra mbi nivelin e detit arrihet në hyrje të fshatit Popinarë, në të cilin ndodhen rreth 40shtëpi. Mikpritja dhe harmonia i karakterizon banorët e këtij fshati. Në dalje të fshatit në 1060metra ndodhet një rrafshnaltë e vogël ku mund të shikohet fshati nga sipër, gjithashtu fshatrat Grezhdan dhe Herbel. Shtegu që meret për të zbritur nga Popinara për në Grezhdan është I thjeshtë dhe magjepsës nga prezenca e gështenjave shumë vjecare. Zbritja zgjat rreth30 minuta.