Gjetjet arkeologjike, në qëndër te qytetit të sotëm dhe në periferi, dëshmojnë për një jetë qytetare ilire, që datohet rreth shekullit III-II p.e.s. Kalaja e Grazhdanit, ndërtimi i së cilës datohet në shek. IV p.e.s, ka mendime që kalaja është (Uskana) antike, e cila, ishte një ndër kalatë më të mëdha të proincave ballkanike, me një sipërfaqe prej 34 ha, me një mur rrethues 2760m, ku gjërësia arrin (2.8m) dhe lartësia deri (4.5m). Ka tre hyrje dhe mbrohej nga 40 kulla.
Xhamia e Allajbegisë ndodhen ne lindje të fshatit Burim afër komunës Maqellarë, e cila është ndërtuar në vitin 1585. Ka formë kubike me kupole me një minaret me bazament shumë faqesh. Teknika e ndërtimit është artizanale dhe në oborrin e saj ndodhen varre të hershme. Është shpallur monument kulture në vitin 1970.
Itinerar historiko-kulturor.
Kohëzgjatja normale 4 orë.